Arrestohet vushtrriasi që kultivoi bime narkotike
Policia e Kosovës dje ka pranuar një informatë se në fshatin Zhilivodë në Vushtrri, dyshohet se ka të mbjella bime narkotike të dyshuara të llojit Kanabis Sativa.
Pas kompletimit të të gjitha infomacioneve relevanete me urdhër të prokurorisë kompetente nga njësitet e anti-drogës së PK-së në Mitrovicë, dhe njësitë tjera mbështetëse është realizuar kontroll në shtëpinë e personit të dyshuar dhe objekteve përcjellëse.
Me këtë rast një person është arrestuar.
Policia ka njoftuar se gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar prova si:
1. Një Pushkë gjuetie e punuar në mënyrë artizanale pa numer.
2. Gjashtë fishek të pushkës së gjuetisë
3. Pesëdhjetë e tetë (58) Bimë të dyshuara narkotike e llojit Kanabis Sativa me gjatësi prej 70 cm
4. Gjashtë (6) Bimë të dyshuara narkotike e llojit Kanabis Sativa me gjatësi prej 1.50cm.
Sips rekomandimeve me prokurorin kompetent janë inicuar rastet “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit sipas kodit penal të RKS-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas policisë, bimët janë fotografuar, evidentuar dhe me pas janë shkatërruar, ndërsa personi i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore./21Media