Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet ylli i futbollit, dyshohet se përdhunoi një adoleshente

Një futbollist i Bundesligës është arrestuar nga policia spanjolle në Ibiza me dyshimin se ka përdhunuar një adoleshente.
Lojtari u arrestua së bashku me një djalë tjetër, pasi 18-vjeçarja i tha policisë se ishte sulmuar seksualisht në një vilë në San Jose, e cila gjendet afër aeroportit lokal.
Sipas disa burimeve të “Daily Star” adoleshentja ishte dërguar në spital pas incidentit, ku sulmi i supozuar thuhet se ka ndodhur në orët e para të së mërkurës, ndërsa dy personat në fjalë janë arrestuar më vonë gjatë ditës.
Për momentin, besohet të jetë e paqartë nëse të arrestuarit janë paraqitur para një gjykatësi hetues në një seancë fillestare gjyqësore.
Një seancë dëgjimore do të zhvillohet me dyer të mbyllura për të vendosur nëse ata do të lirohen me kusht në pritje të një hetimi penal në vazhdim apo do të dërgohen në paraburgim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button