Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Prishtinës

Është arrestuar dje një zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Prishtinës. Siç njofton policia në raportin 24 orësh ai dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar persona të dyshuar në sistemin elektronik të gjendjes civile.
Policia njofton se si provë materiale janë sekuestruar përkohësisht: një telefon dhe disa dokumente. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button