Arrestohet zyrtari policor që manipuloi me prova

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar dje një zyrtar policor të stacionit policor Zubin Potok, me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Manipulim me prova”.
Hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga Policia e Kosovës respektivisht stacioni policor i Zubin Potokut, se i dyshuari ishte vetdorëzuar në këtë stacion policor.
Ai dyshohej se që nga muaji shkurt i vitit 2020 ndodhej jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
IPK në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë kishte filluar një hetim që nga shkurti i vitit të kaluar ndaj zyrtarit të dyshuar për veprat e lartcekura penale e që dyshohet t’i ketë kryer deri sa ka punuar në pozitën e zyrtarit përgjegjës për Dhomën e Dëshmive në Stacionin policor në Zubin Potok.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./21Media

Back to top button