Arrestrohen 8 aktivistë të PSD-së, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar tetë aktivistë të Partisë Socialdemokrate, në aksionin e këtyre të fundit, të zhvilluar në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për portalin rtv21.tv ka thënë se si pasojë e veprimeve të tyre me shkruarjen e grafiteve, janë dëmtuar disa vetura.
“Të njëjtit vazhdimisht kanë shfaqur shenja të agresivitetit, veprimeve të ulëta të kontaktit fizik me pjesëtarë të policisë, shpërfilljes së urdhrave të zyrtarëve policor si dhe pengim të tyre në kryerjen e detyrës zyrtare. Duke u gjendur në rrethana të tilla, policia ka shoqëruar në stacionin policor tetë prej tyre dhe aktualisht të njëjtit janë duke u proceduar në fazën preliminare”, ka thënë Borovci.
Policia ka njoftuar edhe prokurorin e shtetit i cili bashkërisht me policinë po koordinon veprimet vijuese që konsistojnë në ndriçimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, përpara masave të mëtejme në procedurë.
Në anën tjetër, PSD-ja ka reaguar ndaj arrestimeve të sotme të cilat i kanë quajtur “brutale” dhe ka kërkuar nga policia lirimin e aktivistëve të saj./21Media

Back to top button