PSD: Arrestimi ishte brutal, të lirohen aktivistët

PSD ka reaguar lidhur me arrestimin e aktivistëve të saj në aksionin e sotëm.
“Policia e Kosovës, nën urdhërat e Kurtit, ndërhyri dhunshëm duke rrahur e lënduar brutalisht aktivistet e aktivistët e PSD-së në mënyrë që të ndalin aksionin kundër zhvatjes ndaj qytetarëve”, thuhet në reagimin e tyre.
Kjo parti ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të arrestuar.
Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar një aksion në oborrin e ministrisë së Drejtësisë, ku në veturat zyrtare kanë ngjitur tiketa me mbishkrimin “zhvatës”, duke kundërshtuar taksën prej 5 euro për regjistrimin e veturave. Kjo parti thotë se po zhvatet buxheti me këtë pagesë, përgjegjëse e së cilës është zgjedhur një kompani, sipas saj, pa konkurrencë./21Media

Back to top button