Arrihet marrëveshja mes Romës dhe Juventusit për yllin argjentinas

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, skuadra e Romës dhe Juventusi kanë arritur marrëveshje për transferimin e Matias Soules.
Marrëveshja është arritur mes dy klubeve pasi që fillimisht ishte arritur akordi personal mes Romës dhe Soules.
Roma do t’i paguajë Juventusit plot 26 milionë euro, 2 milionë euro të tjera në formë të shtesave të lehta, 2 milionë euro në formë të bonuseve të vështira si dhe një 10% fitim për Juventusin në rast të shitjes së ardhshme.
Soule do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Romës. Ylli argjentinas kërkohej me ço kusht nga Friedkin dhe trajneri i Romës, de Rossi.