Arrihet marrëveshja Rama-Basha!

Rama- Basha shtrëngojnë duart pas 3 orëve negociata

Pas 3 orë e 20 minuta kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-se Lulzim Basha kanë dalë bashkë nga kryesia e Kuvendit ku kishin zhvilluar një takim kokë më kokë duke deklaruar se kishin arritur marrëveshjen. Ajo çka dihet është se kjo marrëveshje bazohet mbi paketën McAllister+ dhe se gjate orëve të së enjtes (18 maj 2019) do të detajohe.

Takimi nisi rreth orës 22:00 pas përfundimit të tryezës së krerëve të partive parlamentare në Kryesinë e Kuvendit, në përpjekjen për t’i dhënë fund krizës politike, raporton oranews

Rama e Basha i dhanë dorën njëri tjetrit tek dera e kryesisë dhe më pas kreu i opozitës iu drejtua çadrës ku përcolli këtë mesazh: Dua të ndajme ju se lajmin e mirë se u arrit marrëveshja e cila do i hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Orët në vazhdim dot ë bëhet detajimi i marrëveshjes me qëllim konfirmimin e çdo detaji.

Sipas marrëveshjes së bërë sot realitet nesër nisim përgatitjet për ti dhënë vendit zgjedhje të lira e të ndershme”

Kryetari i PD-se Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama pasi dolen nga kryesia e Kuvendit, 18 maj 2017 ora 01: 17 minuta.

Back to top button