Pas takimit me Ramën, Endrit Thaçi: Ishte në anën e së vërtetës kur të tjerët heshtën

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e cilësoi takimin si të veçantë dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen që, sipas tij, Rama i ka dhënë luftës së UÇK-së dhe procesit gjyqësor në Hagë.
“Një takim i veçantë me Kryeministrin e Shqiptarëve, Edi Ramën, i cili është ndër më të zëshmit në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të së vërtetës sonë në Hagë. Kryeministër, faleminderit që qëndrove në anën e së vërtetës, kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen!”, ka shkruar Endrit Thaçi.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?