Arrin në 3 milionë numri i njerëzve që ikën nga Ukraina
Më shumë se tre milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
Kështu ka bërë të ditur sot Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
Organizata, një agjenci e Kombeve të Bashkuara, tha se 157,000 nga ata që janë larguar nga vendi ishin shtetas të huaj.
Polonia ishte deri tani pranuesi më i madh i refugjatëve nga Ukraina. Që nga e diela, më shumë se 1.7 milionë njerëz mbërritën nga Ukraina në Poloni, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR)./21Media