Arrin në 50 numri i të vrarëve dhe të plagosurve në Afganistan

Sulmi është kryer nga talebanët

Autoritetet e ushtrisë amerikane kanë njoftuar se në sulmin e kryer sot nga talebanët ndaj një xhamie dhe një baze ushtarake afgane, numri i të vdekurve dhe të plagosurve ka arritur në 50.

Kurse Ministria afgane e Mbrojtjes, më parë kishte njoftuar se në sulm kanë humbur jetën 8 ushtarë afganë dhe 11 të tjerë janë plagosur, raporton AFP.

“Persona të armatosur, të veshur me uniforma të ushtrisë afgane, nisën një sulm kompleks në një objekt ushtarak në periferi të Mazari Sharif, kryeqyteti i provincës Balkh”, tha zëdhënësi i Ministrisë, Davlat Vaziri./21Media 

Back to top button