Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur kapacitetet e organeve të kryeqytetit për të mbledhur mbeturinat rregullisht.

Komuna e Prishtinës ka rritur kapacitetet e organeve të kryeqytetit për të mbledhur mbeturinat rregullisht.

Kështu ka njoftuar Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi.

“Nga sot, kemi rritur kapacitetet e organeve të Kryeqytetit për të mbledhur mbeturinat rregullisht. Rritja e kapacitetit bashkë me kontejnerët e ri që po shpërndahen, janë rezultat i ndryshimeve që kam bërë në menaxhment të Drejtorisë së Shërbimeve Publike”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai i ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të përgjegjshëm në hudhjen e mbeturinave në mënyrë që të mbajmë Prishtinën tonë të pastër./21Media

Back to top button