Arrin në Kosovë kreu i Shtetit të Antigua dhe Barbudas

Me ftesë të presidentes, Vjosa Osmani, në Kosovë kanë arritur kreu i shtetit të Antigua dhe Barbudas, Guvernatori i Përgjithshëm, Rodney Williams dhe Zonja e Parë, Sandra Williams.
Sipas Presidencës, Williams do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë si dhe do të jetë pjesëmarrës i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nën udhëheqjen e Osmanit.