Arrin në mbi 50 mijë numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se të paktën 44.218 njerëz kanë humbur jetën në dy tërmete të fuqishme që goditën pjesën jugore të Turqi më 6 shkurt, raporton Anadolu.
AFAD përmes një deklarate bëri të ditur se pas tërmeteve të fuqishme me epiqendër në provincën Kahramanmaraş u regjistruan gjithsej 9.136 pasgoditje.
Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në Kahramanmaraş, goditën 10 provinca të tjera turke: Hatay, Gaziantep, Adıyaman, Diyarbakır, Adana, Kilis, Malatya, Osmaniye, Şanlıurfa dhe Elazığ. Rreth 13,5 milionë njerëz janë prekur nga lëkundjet shkatërruese.
Në Sirinë fqinje, numri i viktimave deri më tani është 5.900.

Back to top button