Arrin në Prokurorinë Speciale ekspertiza shtesë për Astrit Deharin

Ka arritur ekspertiza shtese në Prokurorine Speciale të Republikës së Kosovës në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit. Kështu ka njoftuar avokati Tomë Gashi.
Ai ka thënë se nuk dihet ende se çfarë përmban ekspertiza shtesë. “Por jemi të sigurtë se ekspertiza shtese do ta konfirmoj ekspertizën e shtatorit të vitit 2019. Për ta vërtetuar atë që të gjithë e dinin që Astrit Dehari është vrarë më 05.11.2016 në qendrën e paraburgimit në Prizren u deshen 1978 ditë, 65 muaj dhe; 5 vite e 4 muaj që Aleksander Lumezi apo Blerim Isufaj të nxjerrin aktvendim për zhvillim të hetimeve për vrasjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari i cili u vra per arsye politike dhe që të fillohet me arrestimin “, ka shkruar Gashi.
Ai po ashtu ka kujtuar atë se çfarë ka konstatuar Ekspertiza e Institutit të Mjekesisë Ligjore të Lozanes në Zvicër e shtatorit të vitit 2019.
“ka eliminuar edhe hipotezen e vetevrasjes se Astrit Deharit dhe kane konstatuar se : …Hipoteza e vetevrasjes se z.Dehari Astrit me mjetet e paraqitura nga mjeket ligjor nuk duket e vertete.Per kete arsye rrethanat e vdekjes se z.Dehari Astrit jane, sipas mendimit tone,te perfshira me nje dyshim te intervenimit te personit te trete ne procesin fatal…”. Gjuha e perdorur nga ekspertet e mjekesise ligjore te Zvicres eshte gjuhe shkencore dhe mjekesore.Ne aspketin juridiko penal eshte konfirmim i VRASJES! “, ka shkruar Gashi.
Astrit Dehari është gjetur i vdekur në qendrën e paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016 në rrethana që ende vazhdojnë të jenë të paqarta./21Media

Back to top button