Arriti në Mekë grupi i parë i besimtarëve kosovarë

Grupi i parë i besimtarëve nga Kosova, të cilët janë nisur sot në mëngjes për ta kryer haxhin, ka arritur shëndosh e mirë në Meke. Kështu ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) përmes një shkrimi në “Facebook”.
“Përfaqësuesit nga drejtoria e Haxhit në Bashkësinë Islame të Kosovës kanë dalë në pritje të besimtarëve dhe kanë filluar menjëherë me akomodimin e tyre në hotel”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.
Nga Kosova pritet që haxhin ta kryejnë 741 besimtarë.
Sivjet shkuarja në haxh nga Kosova ka kushtuar 5 mijë e 700 euro./21Media

Back to top button