Kaloni te përmbajtja kryesore

Arsenal armësh në shtëpinë e një qytetari të Drenasit

Policia e Kosovës ka gjetur një kallashnikov (AK/47) me dy karikatorë pa fishekë, një pistoletë të kalibrit 7.65 mm me dy karikatorë me 12 fishekë, një pushkë gjuetie me 17 fishekë të kalibrit 12 mm, 22 fishekë të llojeve të ndryshme dhe një gëzhojë në shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Gradicë të Drenasit.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00.
Sipas policisë, armët janë gjetur pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, pasi i njëjti kishte pasur urdhër nga gjykata.
Armët dhe fishekët janë sekuestruar ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button