Gjendja shëndetësore e dy të aksidentuarve në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në fshatin Smrekonicë.
Dy të lënduarat fillimisht ishin dërguar në Spitalin e Vushtrrisë për tretman mjekësor, pastaj për tretman të mëtutjeshëm janë dërguar në QKUK- Prishtinë.
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla për portalin rtv21.tv ka thënë se të lënduarit tani për tani janë në gjëendje stabile.
“Janë duke realizuar egzaminimet e nevojshme, për momentin janë në  gjendje stabile, por kanë lëndime të shumta multiforme”, ka thënë Syla për rtv21.tv.
Policia ka njoftuar se në aksident trafiku është e përfshire vetëm një veturë e cila ishte në lëvizje, ku për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë të lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës, vetura afër urës në fshatin Smrekonicë ka dalë nga rruga”, ka njoftuar policia rajonale e Mitrovicës./21Media

Back to top button