Arsenal dhe Atletico duan transferimin e Sabitzer

Marcel Sabitzer u transferua te Bayern Munichu në verën e vitit të kaluar nga RB Leipzig.
Por aventura e mesfushorit austriak nuk ka qenë aq e mirë sa pritej, pasi ka dështuar të bëhet pjesë e formacionit bazë.
Largimi i tij nga bavarezët në verë është i pashmangshëm, derisa Bayerni tanimë i ka caktuar edhe çmimin.
Sipas mediave të huaja, Arsenali dhe Atletico Madrid janë dy skuadrat që duan transferimin e mesfushorit gjatë verës./21Media

Back to top button