Nesër hapet ekspozita “Bukuritë natyrore të Kosovës”

Nesër(22prill) për Ditën Botërore të Tokës, do të hapet ekspozita “Bukuritë natyrore të Kosovës”.
Ekspozita do të jetë e hapur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, nga ora 10:00 deri në orën 14:00.
Organizatori Mensur Gashi dha detaje në Bon Bon të RTV21, për aktivitetin që do të mbahet nesër.

Gashi zbuloi se do të jenë edhe 24 fotografi të tij pjesëmarrëse.

Gjithashtu, tha se do të bëhet edhe promovimi i një reviste, e cila përmban fotografi dhe mbishkrime nën to./21Media

Back to top button