Arsenal-West Ham, ky është rezultati përfundimtar

Arsenali ka arkëtuar tri pikë të reja dhe shumë të rëndësishme në Premier Ligë duke e mposhtur West Hamin si rival direkt për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.
Skuadra e Mikel Artetas triumfoi me rezultat 2-0 të mërkurën në stadiumin “Amirates”.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, por “Topçinjtë” shënuan dy herë në pjesën e dytë. Fillimisht Martinelli shënoi golin e parë në minutën e 48’ pas një lëshimi nga mbrojtja mysafire, ndërsa fitoren e vendasve e vulosi Smith Rowe me golin e tij të shënuar tre minuta para përfundimit të ndeshjes.
Duhet përmendur që paraprakisht, në minutën e 68’, Alexandre Lacazette e humbi penalltinë.
Kjo fitore e çon Arsenalin në vendin e katërt në tabelë me 29 pikë, një më shumë se rivali i së mërkurës, West Ham United që është në vendin e pestë.

Back to top button