Ibrahimi: Kemi kërkuar që të largohet ora policore

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në “Click” të RTV21 tha se kanë kërkuar heqjen e orës policore gjatë festave të fundvitit.
Sipas tij, nuk ka bazë shkencore pse duhet të kemi orë policore.
“Jemi duke kërkuar sidomos tani me ardhjen e diasporës që të largohemi nga ora policore sepse nuk ka asnjë bazë shkencore se pse duhet të ketë orë policore. Kemi pasur orë policore kur nuk kemi pasur vaksina por tash kemi vaksina. Nuk ka kurrëfarë mundësie që virusi të jetë me intensitet më të shtuar gjatë këtyre 5 orëve, nëse ka argument shkencor, normal se do ta pranojmë”, tha Ibrahimi.

Muajin e kaluar Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja antiCovid-19. Në mesin e këtyre masave kufizimi i qarkullimit vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 5 të mëngjesit. Me përjashtim të rasteve të caktuara./21Media

Back to top button