Arsenali barazon si vendës pas kthesës së madhe së Aston Villa

Arsenali dhe Aston Villa janë ndarë në paqe duke luajtur pa fitues 2:2, në xhiron e 22-të e Premier ligës angleze në futboll.

Gabriel Martinelli hapi rezultatin për vendësit me golin në minutën e 35-të dhe Kai Havertz në minutën e 55-të dyfishoi epërsinë e “topçinjve”. Në të dy golat në asistim mori pjesë Leandro Trossard.

Youri Tielemans zvogëloi avantazhin e Arsenalit në minutën e 60-të, ndërsa tetë minuta më vonë Ollie Watkins barazoi shifrat për kthesën e madhe dhe një pikë të rëndësishme për skuadrën e trajnerit Unai Emery.

Në minutën e 87-të, tifozët vendas brohoritën kur Havertz goditi rrjetën, por VAR anuloi golin pasi futbollisti gjerman kishte prekur topin me dorë.

Mikel Merino për pak u bë një hero i Arsenalit tre minuta më vonë, por goditi shtyllën.

Liverpool, i cili sot mposhti në udhëtim Brentford 2:0, vazhdon të kryesojë tabelën me 50 pikë, por ka një ndeshje më pak. Arsenali renditet i dyti me 44.

Aston Villa renditet e shtata, por duke pasur parasysh përqendrimin e madh të pikëve të klubeve në krye të tabelës, klubi nga Birmingham shpreson të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për të dytin sezon radhazi.

Back to top button