​Arsenali e konfirmon të ardhmen e Tomiyasu

Lideri i Premier Ligës, Arsenali e ka konfirmuar se mbrojtësi japonez, Takehiro Tomiyasu ka nënshkruar një kontratë të re me klubin.

Marrëveshja mes dy palëve është arritur për vazhdimin e kontratës deri në qershor të vitit 2026, me opsionin për ta rinovuar atë edhe për një sezon tjetër.

“Është një ëndërr për të luajtur për këtë klub”, tha Tomiyasu.

Që prej se u transferua nga Bologna te Arsenali në verën e sezonit 2021/22, Tomiaysu ja arritur të bëjë 73 paraqitje në të gjitha garat për “Topçinjtë”, duke regjistruar një gol dhe gjashtë asistime mbi emrin e tij.

Back to top button