Arsenali ëndërron ta dridh merkaton në verë

Arsenali thuhet se është ndër klubet që shpresojnë të sigurojnë nënshkrimin e Robert Lewandowski të Bayern Munichut në afatin kalimtar veror.
33-vjeçari ka hyrë në 18 muajt e fundit të kontratës së tij me kampionët e Bundesligës, të cilët nuk besohet se kanë hapur bisedimet për një zgjatje të mundshme të saj.
Lewandowski ka pohuar se ai është i hapur për gjithçka në mes të pasigurisë që rrethon të ardhmen e tij, me Real Madridin, Manchester Unitedin dhe Manchester Cityn të gjithë të lidhur me shërbimet e tij.
Tani, ”FourFourTwo” raporton se Bayerni po heziton t’i japë Lewandowskit një kontratë të re afatgjatë, duke pasur parasysh moshën e tij, gjë që e ka vënë Arsenalin në alarm të kuq mes kërkimit për një sulmues të ri.
”Topçinjtë” pritet të humbasin dyshen Alexandre Lacazette dhe Eddie Nketiah si lojtarë të lirë përpara sezonit 2022-23, dhe raporti shton se Bayerni tashmë e ka identifikuar Erling Braut Haaland si një zëvendësues natyral të tij.
Lewandowski ka shënuar 39 gola në 33 ndeshje për Bayernin këtë sezon, duke e çuar totalin e tij për gjigantin bavarez në 333 gola në 362 paraqitje që nga ardhja e tij në vitin 2014.

Back to top button