Arsenali ia heq shiritin e kapitenit Aubameyangit

Arsenal ka njoftuar se sulmuesi gabonez Pierry-Emerick Aubameyang nuk do të jetë më kapiten i skuadrës pas problemeve me disiplinë dhe mos respektimit e rregullave të klubit.
Klubi anglez po ashtu ka vendosur se Aubameyang nuk do të ftohet për ndeshjen kundër West Ham United, që do të zhvillohet nesër mbrëma në Emirates Stadium.

Aubameyang po ashtu mungoi në fitoren e Arsenalit në vikendin e kaluar kundër Southamptonit.
Back to top button