Pasojat nga lëndët piroteknike

 
Sot në sheshin “Maqedonia” në Shkup, SPB Shkup dhe Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit kanë simuluar pasojat nga përdorimi i mjeteve piroteknike në kuadër të fushatës për parandalimin e dëmeve nga përdorimi i tyre.
Qëllimi, siç qëndron në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme është që të ndikohet në vetëdijen e qytetarëve për mospërdorim të këtyre mjeteve.
Nga MPB njoftojnë se do të vazhdojnë me fushatën parandaluese, me qëllim që qytetarëve t’u tregohet për pasojat e mundshme nga përdorimi i mjeteve piroteknike, veçanërisht aktualja para festave të fundvitit dhe të krishtlindjeve, transmeton TV21.
Kanë ndërmarrë edhe masa respresive, me qëllim sanksionimin e përdorimit të mjeteve piroteknike dhe i kujtojnë qytetarët për dispozitat ligjore në të cilat është sanksionuar përdorimi i mjeteve piroteknike dhe shitja e tyre ilegale.
Kështu, në Maqedoninë e Veriut ligji për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike parasheh gjobë prej 200 deri në 500 euro në kundërvlerë denari për personat që shpërthen mjete piroteknike.
Dispozitat e Kodit Penal për përpunim, mbajtje dhe tregti të palejuar me armë dhe materie shpërthyese:

  • ai i cili përpunon në mënyrë paautorizuar, mban, shit, furnizon dhe kryen shkëmbim me armë zjarri, municion dhe materie shpërthyese, do të dënohet me prej 3 deri në 10 vjet.
  • nëse lëndë e veprës nga paragrafi 1 është më e madhe se sasia e armës së zjarrit, municion dhe materie shpërthyese të cilat u ndalohen qytetarëve, kryerësi do të dënohet më së paku deri në 5 vjet burg./21Media
Back to top button