Arsenali mposht edhe Tottenhamin

Arsenali ka dhënë një tjetër konfirmim të madh se është skuadre më serioze në luftën për titullin kampion në kampionatin anglez, Premier Ligë.
“Topçinjtë” kanë mposhtur të dielën rivalin lokal, Tottenhamin me rezultat 2-0 për t’u konfirmuar si lider të paprekshëm në kreun e tabelës.
Skuadra e Artetas triumfoi me rezultat 2-0, me të dy golat që i realizuan në 45 minutat e para të ndeshjes. Fillimisht Hugo Loris shënoi në portën e tij në minutën e 14’ për t’i dhënë epërsinë skuadrës së Mikel Artetas dhe pastaj në të 36-tën Martin Odegaard shënoi një supergol për ta thelluar epërsinë në 2-0.
Në pjesën e dytë mysafirët e kontrolluan lojën dhe e ruajtën rezultatin për të treguar kështu fuqinë e madhe edhe ndaj rivalëve më të fortë.
Arsenali e kryeson tabelën me 47 pikë, tetë më shumë se Manchester City, kurse Tottenhami mbetet në vendin e pestë me 33 pikë.

Back to top button