Dita e përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë u shënua edhe në Tetovë

Studiuesja Rudina Zeqiri që është përfaqësuese për Maqedoninë Veriore e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur, organizoi në mënyrë të veçantë shënimin e kësaj date të dhembjes sonë kombëtare.
Nëpërmjet një video incizimi me nxënësit e shkollës së Mesme të Mjekësisë në Tetovë ata përçojnë mesazhin se përkujtimi i viktimave të gjenocidit në Kosovë ka karakter mbarëkombëtar.
Ndryshe, sot, në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, janë përkujtuar civilët e vrarë 24 vjet më parë në fshatin Reçak, me ndezjen qirinjve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Back to top button