Arsenali përballet me konkurrencën për të nënshkruar me Mudryk

Arsenali është në mesin e disa klubeve që janë në bisedime për të arritur një marrëveshje për Mykhaylo Mudryk, por Shakhtar Donetsk këmbëngul se presidenti i tyre do të vendosë për të ardhmen e anësorit, pasi të marrin ndonjë ofertë zyrtare.
Lideri i Premier Ligës po kërkon që të nënshkruajë me një sulmues të krahut në merkaton e janarit, pasi që kërkon ta vazhdojë me sukses rrugëtimin drejt titullit.
Besohet se Shakhtari e vlerëson Mudrykun afro 97 milionë euro, pasi që klubi po e konsideron atë njërin nga talentet më të mirë në botë në pozitën e tij.
Paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve këtë sezon kanë lënë përshtypje të mëdha dhe Mudryk publikisht ka folur për interesimin e Arsenalit, duke thënë se ai nuk mund t’i thotë jo klubit londinez dhe se Premier Liga është ëndrra e çdo lojtari.
Por, Shakhtari ka zhvilluar bisedime me klube të shumta dhe një burim i afër i “Sportsmail” ka bërë të ditur se ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare për Mudryk.
Shakhtari insiston se presidenti i klubit, Rinat Akhmetov do të ketë fjalën e fundit në çdo marrëveshje të mundshme.
Disa klube të tjera angleze janë lidhur me 21-vjeçarin, duke përfshirë Manchester Cityn dhe Newcastle, ndërsa Brentford ishte shumë afër ta transferonte atë verën e kaluar.

Back to top button