Arsenali përsëri lider, mposht Aston Villan

Ka përfunduar ndeshja mes Aston Villas dhe Arsenalit, e cila ishte njëra nga ndeshjet më të bukura dhe më dramatike të këtij sezoni në Premier Ligë.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Villa Park” u shënuan plot gjashtë gola, ku Arsenali e mposhti Aston Villan si mysafirë me rezultat 4:2.
Golat për “Topçinjtë” u shënuan nga Bukayo Saka (minuta e 16’), Zinchenko (minuta e 61’), autogoli i Martinez (minuta e 90+3’) dhe Gabriel Martinelli (minuta e 90+8’).
Ndërkaq, golat për Aston Villan u shënuan nga Ollie Watkins (minuta e 5’) dhe Philippe Coutinho (minuta e 31’).
Me pikët e reja, Arsenali ngjitet përsëri në krye të tabelës në kuotën e 54 pikëve, krahas Aston Villas që zë vendin e 11 me 28 pikë të arkëtuara.
Rezultatin final i ndeshjes, 4:2 në favor të Arsenalit.

Back to top button