Arsenali pëson humbjen e parë në sezonin e ri

Manchester Unitedi i shkaktoi Arsenalit humbjen e parë në sezonin e ri në ligën më të fuqishme angleze në futboll. Skuadra vendase fitoi takimin e sotëm në stadiumin “Old Trafford” me rezultat 3:1 (1:0).
Lojtarët vendas dominuan në pjesën e parë, duke arritur te goli i parë përmes Antony në minutën e 35-të.
Mysafirët barazuan shifrat përmes Bukayo Saka në minutën e 60-të. Dukej se pas këtij barazimi Arsenali do të rikthehej në lojë për të kërkuar edhe fitoren e gjashtë radhazi, por nuk ndodhi kështu. Gjashtë minuta më vonë, vendasit shënuan edhe golin e dytë, kësaj radhe, përmes Marcus Rashfordit.
I njëjti lojtar arriti të shënojë edhe golin e tij të dytë dhe të tretin për Manchester United në minutën 75, duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë të reja, të cilat e përforcojnë në pozitën e pestë tabelare me 12 pikë.
Pas gjashtë xhirosh, në tabelë kryeson Arsenali me 15 pikë, prej tyre pesë fitore dhe një humbje.
|m1\-w|m3ga|m5

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button