Arsenali po përgatit ofertë për Berardin

 
“Topçinjtë” dëshirojnë të përforcojnë sulmin dhe synojnë transferimin e anësorit italian.
Gjigandi anglez Arsenal është duke përgatitur një ofertë për sulmuesin anësorë të Sassuolos Domenico Berardi, raporton gazetari i njohur Nicolo Schira.
Sulmuesi 27 vjeçar thuhet se është nën radarin e skuadrës londineze, pasi që ka kontribuar në shtatë gola në 10 ndeshjet e para të këtij sezoni në Serie A.
Por, Arsenali nuk do të jetë skuadra e vetme në garë për shërbimet e Berardit, pasi që edhe skuadra e Fiorentinas është duke e monitoruar nga afër progresin e sulmuesit italian.

Back to top button