Gjini: Janë disa arsye që më bëjnë të bindur për fitore

Ardian Gjini ka deklaruar se ka pritur që ta fitojë edhe një mandat si kryetar i Komunës së Gjakovës pa balotazh. Por sipas tij, kanë qenë gjashtë kandidat dhe vota detyrimisht është shpërndarë në masë.
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Komunës së Gjakovës ka thënë se janë disa arsye që më bëjnë të bindur për fitore në balotazh, këtë të diele.

Tutje, Gjini ka treguar se është duke punuar së bashku me tri parti tjera për të arritur koalicion.

Ndryshe, sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Gjakovës Ardian Gjini në rundin e parë të zgjedhjeve më 17 tetor ka marrë 18 mijë e 973 vota apo 45.76 për qind, ndërsa kandidatja e LVV-së Mimoza Kusari – Lila ka marrë 15 mijë e 426 vota apo 37.20 për qind./21Media

Back to top button