Arsenali shumë pranë transferimit të White

1 min read

 

“Topçinjtë” dëshirojnë që të përforcojnë repartin e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm.

Klubi londinez Arsenal është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të Brighton Ben White, raporton “The Athletic”.

Spekulohet se Brightoni po kërkon dëmshpërblim prej 50 milionëve për mbrojtësin anglez, dhe se Arsenal ka bërë një ofertë prej 45 milionë eurosh dhe 5 milionë në formë bonusesh.

Bisedimet mes dy klubeve janë duke vazhduar, dhe deri tani progresi është pozitiv, ku edhe pritet të arrihet marrëveshje nga dy palët mbi mënyrën e pagesës.