Gërxhaliu: Sa është buxheti i Kosovës, aq është edhe kontributi i diasporës

 
Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu sonte në emisonin “Click” tha diaspora kontribuon më shumë se 900 milionë euro brenda vitit duke theksuar se “aq sa është buxheti i miratuar në Parlamentin e Kosovës, aq është edhe kontributi i diasporës.
Sipas tij diaspora kontribuon në tri forma në Kosovë.
“E para është ajo që kalon në transaksione bankare, e dyta që është dyfishi i saj është qëndrimi i diasporës në Kosovë dhe forma e tretë është forma e tretë është forma perifere, që dërgohen të holla përmes të tjerëve”, tha Gërxhaliu, duke theksuar se diaspora meriton t’i përkulemi.
“Në qoftë se dikush e meriton një shesh të krenatrisë në qendër të Prishtinës, defenitivisht dua ta shoh sheshin e diasporës”, u shpreh ai./21Media

Back to top button