Arsovska: Shkupi bëhet me grua kryetare pas 30 vitesh pavarësi

Kandidatja e pavarur për kryetare të Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska e cila u mbështet nga koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE, sonte shpalli fitore në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Në fjalim, Arsovska i falënderoi qytetarët e Shkupit për besimin e dhënë që për herë të parë pas 30 vitesh pavarësi Shkupi bëhet me gruan e parë kryetare dhe paralajmëroi se menjëherë do të fillojë me realizimin e projekteve të programit të saj zgjedhor. Një pjesë e tyre, siç tha, do të realizohen edhe në 82 vitet e para të mandatit.
“Nuk mund të shpreh se sa do të thotë për mua që të gjithë ju shkupjanët e keni përkrahur vizionin tim dhe i keni përkrahur projektet e mia që kam pasur në këtë fushatë. Megjithatë, mbi të gjitha, çfarë zgjodhët të besoni në humanizëm, që theksuat se jeni kundër fushatave të zeza dhe që më dhatë besimin tuaj në katër vitet e ardhshme për të udhëhequr qytetin e Shkupit dhe për të qenë njeriu juaj. Pas betejave të vështira, nëse mund të them kështu, në këtë fushatë kundërshtari im nuk ishte vetëm kryebashkiaku i vjetër, por edhe kryeministri në largim dhe për kënaqësinë time të madhe theksoj se për herë të parë në 30 vjet nga Maqedonia e pavarur Shkupi ka një kryetare komune”, tha Arsovska.
Shtoi se dallimi me kundërkandidatin e saj është mbi 20 mijë vota dhe paralajmëroi se Shkupin do ta transformojë në qytet të pastër, të gjelbër dhe modern./TV21

Back to top button