Real Sociedad sërish në krye të La Ligës

Futbollistët e Real Sociedad janë rikthyer në vendin e parë të kampionatit spanjoll të futbollit pasi luajtën 1:1 ndaj Athletic Bilbao në ndeshjen e xhiros së 12-të të La Ligës.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 57-të me golin e Aleksandër Isak nga penalltia dhe kishin tre pikët në xhep deri në kohën shtesë të arbitrit. Por Athletic barazoi në momentet e fundit të ndeshjes me golin e Iker Munain. Athletic arriti pikën me një lojtar më pak pasi Martinez u përjashtua nga fusha në minutën 84.
Në ndeshjen e luajtur më parë, Atletico Madrid mposhti Real Betisin me rezultat 3:0.
Kjo ishte fitorja e parë e Atletico në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ndërsa Betis shënoi humbjen e parë në pesë ndeshjet e fundit.
Kampionët në fuqi të Spanjës arritën në fitore me golat e Yannick Carrasco (26), German Pezzella (63-ag) dhe Joao Felix (80).
Getafe mposhti Espanyol 2:1 me fitoren e parë të sezonit. Të dy golat për vendasit i shënoi Enes Unal (32, 56), ndërsa për mysafirët Sergi Gomez (38).
Real Sociedad kryeson tabelën me 25 pikë, Real Madrid dhe Sevilla kanë nga 24 pikë, ndërsa Atletico Madrid është i katërti me 22 pikë. Getafe mbetet në fund të tabelës me gjashtë pikë, pavarësisht fitores.
Rezultatet:
Cadiz – Mallorca 1-1 (Negredo 90 + 3-11 m / Baba 29)
Atletico Madrid – Betis 3-0 (Carrasco 26, Pezzella 63-ag, Felix 80)
Getafe – Espanyol 2-1 (Unal 32, 56 / Gomez 38)
Real Sociedad – Athletic B. 1-1 (Isak 57-11m / Munain 90 + 1)
Të shtunën:
Valencia – Villareal 2-0 (Guillamona 43, Solera 77-11 m)
Barcelona – Alaves 1-1 (Depay 49 / Rioha 52)
Sevilla – Osasuna 2-0 (Carlos 40, Ocampos 60)
Elche – Real Madrid 1-2 (Milla 86 / Vinicius 22, 73)
Të hënën:
Rayo Vallecano – Celta Vigo
Levante – Granada.

Back to top button