Arsyeja e mungesës së Shaqirit në ndeshjen kundër Brazilit

Si Brazili ashtu edhe Zvicra sonte do të kërkojnë që ta sigurojnë kualifikimin në 1/8-tën e finales së Kupës së Botës sonte, në një ballafaqim ndërmjet tyre që premton spektakël në stadiumin “974”.
Minuta më parë u zbuluan formacionet zyrtare për këtë ndeshje, teksa shihet se mungon  Xherdan Shaqiri.
Blick” ka raportuar se Shaqiri ka shqetësim me një lëndim në kofshë.
Mbetet të mësohet më vonë se sa serioz është lëndimi i 31-vjeçarit.

Back to top button