Brazil-Zvicër, nis sfida në stadiumin “974”

Ka startuar tashmë ndeshja e shumëpritur ndërmjet Zvicrës dhe Brazilit, e vlefshme kjo për grupin G të Kupës së Botës.
Si Brazili ashtu edhe Zvicra do të kërkojnë që ta sigurojnë kualifikimin në 1/8-tën e finales së Kupës së Botës sonte, në një ballafaqim ndërmjet tyre që premton spektakël në stadiumin “974”.
Brazili e mposhti Serbinë me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë me dy golat e bukur të Richarlison, kurse Zvicra nga ana tjetër triumfoi ndaj Kamerunit me rezultat minimal 1-0.
Tre lojtarë shumë të rëndësishëm do t’i mungojnë këtij ballafaqimit. Në radhët e brazilianëve do të mungojnë Neymar dhe Danilo, kurse Okafor nuk do të jetë në gjendje ta ndihmoje Zvicrën në këtë ballafaqim po ashtu.
Para ndeshjes, në konferencë për media, Xherdan Shaqiri deklaroi se Zvicra vjen në këtë përballje me një përvojë shumë të madhe dhe se skuadra tashmë është shumë e përgatitur për t’u ballafaquar me një kundërshtar si Brazili.
Këto janë formacionet zyrtare:
Brazili: Alisson, Militao, T. Silva, Marquinhos, Sandro, Fred, Casemiro, Paqueta, Raphinha, Vinicius Jr, Richarlison.
Zvicra: Sommer, Ëidmer, Akanji, Elvedi, Rodriguez, Freuler, Granit Xhaka, Rieder, Soë, Vargas, Embolo.

Back to top button