Arsyet pse lotojnë shpesh sytë

Lotët janë të domosdoshëm për sytë, pasi largojnë toksinat e dëmshme dhe i ndihmojnë ata që të jenë më të shëndetshëm.

Jo vetëm kur qani, por edhe kur qeshni apo qëndroni shumë në dritë, lotët mund të rrjedhin shumë lehtë nga sytë, duke mos krijuar ndonjë shqetësim.

Gjithsesi mbushja e syve me lot pa ndonjë arsye të veçantë mund të jetë një shqetësim shëndetësor.

Probleme me gjëndrat meboiane

Këto kanale apo gjëndra, janë të vendosura poshtë syve dhe prodhojnë një substancë vajore, e cila përbën pjesën yndyrore të lotit.

Sa më pak nga kjo substancë që të prodhohet aq më të thatë do të ndihen sytë, duke shtuar nevojën e trupit për të prodhuar lot.

Mjafton të vendosni një peshqir të ngrohtë poshtë syve për të stimuluar prodhimin e vajit në këtë zonë të fytyrës.

Sytë e thatë

Edhe nëse gjëndrat meboiane funksionojnë siç duhet, sërish mund të vuani nga tharja e syve.

Ky problem prek jo pak njerëz dhe mund të vijë si pasojë e shkaqeve të fshehura siç është artriti reumatoid, inflamacioni, medikamente të ndryshme, duhapnpirja apo era e fortë.

Kur sytë nuk kanë balancën e duhur të lagështisë do të kenë tendencën që të prodhojnë më shumë lot.

Tharja kronike krijon shtimin e lotëve në mënyrë që të mbahet një balancë e shëndetshme për sytë.

Bllokimi i kanaleve të lotëve

Lotët prodhohen nga gjëndrat e lotëve, për të rrëshqitur më pas në vrimat e vogla që ndodhen në cepin e syve nga ku dalin lotët.

Kur këto kanale bllokohen me lot ata do të rrjedhin pa pushim nga vrimat e vogla që keni në sy, duke ju lënë me sy që lotojnë vazhdimisht.

Kjo mund të ndodhë si pasojë e ndonjë lëndimi në këtë zonë apo infeksione të ndryshme.

Alergjitë

Si alergjitë, ashtu dhe e gripi mund të shkaktojnë rrjedhje të pa vullnetshme të syve.

Sa më shumë të qëndroni larg gripit apo elementëve që ju shkaktojnë alergji aq më larg do të mbani dhe sytë e lagësht.

Infeksionet e syrit

Nëse ju krijohen shpesh qeska të vogla e të kuqe në kapakët e syrit atëherë po vuani nga një inkfesion bakterial.

Kjo do të shkaktojë përveç dhimbjes edhe shumë lot të cilët dalin gjatë gjithë kohës nga sytë për të luftuar infeksionin.

Këto infeksione nuk janë të rrezikshme dhe mund të qetësohen me kompresa të ngrohta.

Problemet me kornenë e syrit

Kornea është pjesa transparente që vesh syrin tonë dhe njihet si linja e parë që na mbron nga bakteret dhe infeksionet e jashtme.

Çdo gjë që e irriton kornenë i bën sytë të lotojnë, prandaj kujdesuni që ta mbani atë sa më të paprekur.

Paraliza e fytyrës

Ekziston një lloj sindrome apo gjendje e trupit ku nervat apo disa pjesë të fytyrës paralizohen dhe ndalin së funksionuari si pjesa tjetër.

Kjo bën që qepallat të mos përplasen si zakonisht gjë që i than sytë më shumë nga sa duhet e më pas trupi fillon të prodhojë më shumë lot.

Në këto raste mjekët këshillojnë që të hidhni pika me lot artificial në sy për t’i mbajtur sa më të shëndetshëm.

Back to top button