Dorëzohen në Polici dy persona për “vrasje në tentativë” në Prizren

Dy persona janë dorëzuar në Polici për veprën penale “vrasje në tentativë” që dyshohet se e kanë kryer ndaj një personi në Prizren.

Për rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tutje ka treguar se arma e përdorur në këtë rast është gjetur dhe sekuestruar, derisa të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë vazhduar me hetimin e rastit dhe pasi që kanë rënë në kontakt me të dyshuarit, ata sot më datë 31.03.2024 rreth orës 13:00 janë dorëzuar në Polici, gjithashtu edhe arma-pistoleta e përdorur është gjetur dhe sekuestruar”, ka thënë Bytyqi.

Viktima me inicialet A.K., i lindur në vitin 1995 nga fshati Korishë, s’ka pësuar lëndime nga sulmi.

Back to top button