Art Abazi konfirmon ndarjen nga e fejuara, u kërkon falje mediave

Pak kohë më parë, në media u përfol për një ndarje midis këngëtarit Art Abazi dhe tashmë ish të fejuarës, Rreze Qerreti.
Këta të fundit, fshinë çdo postim në rrjetet e tyre sociale. Madje, as nuk ndjeknin njëri-tjetrin më.
Kaq u desh që publiku të aludonte në një ndarje të mundshme mes dyshes.
Por, heshtja e Rrezes dhe Artit nuk zgjati shumë, pasi ky i fundit fillimisht u prononcua se nuk janë ndarë dhe se e gjitha ishte “nga mediat” – sipas tij një gënjeshtër.
Duket se gjërat nuk qëndronin kështu në fakt.
Përmes Instagramit, sot(20 gusht) Arti ka pohuar se ai dhe Rrezja i kanë dhënë fund lidhjes shumëvjeçare. Ata ishin të fejuar.
Arti u kërkoi falje mediave për reagimin e tij, siç e quan “të paarsyeshëm”.
“Përmes këtij postimi i kërkoj falje mediave për reagimin e paarsyeshëm që unë bëra ndaj tyre javën e kaluar dhe gjithë njerëzve që më kanë ndjekur virtualisht gjatë gjithë këtyre viteve, e të cilët ndoshta edhe i kam zhgënjyer për një moment pa dëshirën time. Sidoqoftë, e vërteta qëndron tek fakti se unë dhe ish partnerja kemi vendosur t’i ndajmë rrugët tona, për t’i kontribuuar qetësisë dhe të ardhmës tonë. Kur ndarjet ndodhin pas shumë vitesh bashkim, jo gjithmonë emocionet kontrollohen lehtësisht.. Andaj duke ju falënderuar që na keni dhënë rëndësinë tuaj, ju përqafoj, sinqerisht Arti”, shkroi këngëtari në Instagram./21Media


Back to top button