Debati për shamijat në shkolla, Nagavci: Udhëzimi administrativ mbetet në fuqi
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se udhëzimi administrativ përmes së cilit ndalohet bartja e shamisë në shkolla nuk do të ndryshohet. Por, ajo tha se nuk do t’i mohohet askujt e drejta për t’u shkolluar.
“Është e vërtetë që ky udhëzim ka disa çështje ligjore sepse planbula të cilës i referohet nuk ka të bëj specifikisht me kompetencat e Ministrisë së Arsimit por e e vërteta është që rekomandimet janë dhënë që ai udhëzim të mbetet në fuqi ne nuk mund ta ndryshojmë një nen specifik, udhëzimi do të mbetet në fuqi dhe do të shohim si po e rregullojmë tutje vetëm në aspektin formal ligjor ndërkaq sa i përket të drejtës për shkollim e kemi thënë gjithmonë dhe vazhdoj ta përsëris e drejta për shkollim është po ashtu e garantuar dhe askujt nuk i mohohet e drejta për të marrë pjesë në shkollat tona.”, tha Nagavci në një konferencë për media.
Ajo paraprakisht deklaroi se fushata lidhur me bartjen e shamisë në shkolla është e papazuar.
“Dua të bëj të qartë se nuk ka ndonjë udhëzim administrativ për shaminë nuk ka pasur asnjëherë me sa unë e di. Gjithë kjo fushatë që është ngritur kohëve të fundit unë mendoj që nuk është e bazuar dhe e qëndrueshme Është e përcaktuar qartë karakteri i shtetit tonë edhe i institucioneve publike, udhëzimi administrative të cilit iu kanë referuar ka të bëj me mbarëvajtjen e punës në shkollat e mesme të larta.”, tha ministrja Nagavci.
Ditë më parë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në Kosovë nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve. Por, sipas tij pragu i lejimit të shamisë duhet të jetë mosha 16-vjeçare.
Udhëzimi administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkolla është në fuqi që nga viti 2014./21Media