Art mahnitës me figura në miniaturë

Artisti hungarez, Péter Csákvári, i cili njëherësh është edhe fotograf, krijon skena me figura në miniaturë.
Csákvári, ato i krijon nga objekte të ndryshme, përfshirë këtu edhe nga ushqimet.
Dy vitet e fundit, ky artist punoi në serinë e krijimeve të quajtura “Tiny Wasteland” apo “Djerrinë e Vogël”, ku përfshihen figura të vogla njerëzish me paraqitje të ndryshme, si psh duke luajtur golf, duke bërë ski, apo edhe duke luajtur pranë pishinës.
Peterit, ideja për të krijuar këtë seri punimesh artistike i lindi para dy vitesh derisa ishte duke punuar si fotograf për ushqime në ishullin britanik Herm.
Kështu, ai bleu një kamerë profesionale dhe disa figura të vogla njerëzish, dhe ato i vendosi në një kënetë, po ashtu të vogël.
Ky ishte si test për projektin që synonte të realizonte. Më pas gjatë dy viteve ia doli të krijojë sena edhe më të ndërlikuara, me të cilat tani po mahnitë mbi 10 mijë ndjekës në mediet sociale.
Ai me figura e skena të vogla që realizon imiton jetën e përditshme, dhe normalisht ato i fotografon për t’i nxjerrë në mediet sociale, për fansat e tij të shumtë. Ky 29 vjeçar me bazë në Budapest, me krijimet e tija u bë pjesë edhe e ngjarjes vjetore Sony World Photography Awards në Somerset House, në Londër, për ç’gjë ka thënë se është pranuar mirë.
Ai në këtë ceremoni u vlerësua në pozitën e tretë për krijimet e tija në miniaturë./21Media


Back to top button