Traileri i serialit “House of the Dragons”
Traileri i plotë i serialit të ri “House of the Dragons”, që i paraprinë skenave nga seriali “Game of Thrones”, paraqet ngjarje që kanë ndodhur 200 vite para serisë origjinale.
Ky serial bazohet në librin e autorit George R.R. Martin, të pagëzuar “Fire and Blood”, të viti 2018, ndërkaq përqendrohet në House Targaryen, që u bë e famshme në serialin “Game of Thrones”.
Seriali “House of the Dragon” u krijua për HBO.
Traileri paraqet ngjarje që çojnë në luftën civile në Targaryen, që ndryshe njihet edhe si “Vallëzimi i Dragonjëve”.
Në serial me role paraqiten aktorët Paddy Considine, Olivia Cooke, Emma D’Arcy, Met Smith e të tjerë.
HBO shpreson se do të arrijë sukses edhe me këtë seri, pasi që me serinë “Game of Thrones” arriti sukses të madh. Me transmetimin e saj prej vitit 2011 deri në 2019-tën, nga ajo fitoi mbi një miliard dollarë.
Seriali “House of the Dragon” do të fillojë të transmetohet në HBO nga 21 gushti 2022.
Ai do të mundësohet të shikohet edhe në HBO Max./21Media