Art me qeset e përdorura të çajit

Ruby Silvious është një artiste që po thyen kufijtë e pikturës tradicionale. Ajo përdor qeset e përdorura të çajit për të krijuar peizazhe, portrete dhe piktura të jetës së vdekur me bojëra uji.
Kjo ide i erdhi rastësisht artistes dhe në një periudhë të shkurtër kohore ajo është kthyer në një artiste të njohur, stili i së cilës nuk mund të ngatërrohet me atë të askujt.

Ruby studioi Arkitekturë dhe Arte të Bukura në Filipine përpara se të emigronte në SHBA, dhe pasi lindi 2 djemtë e saj, ajo studioi Menaxhim Marketing dhe mori kurse për Dizajn Grafik.

Në intervistën e saj me Bright Side, artistja tregoi se ideja për të pikturuar qeset e çajit i erdhi rastësisht. Ndërsa pinte një filxhan çaj, ajo dhe motra e saj zbuluan se një qese çaji e përdorur mund të jetë një kanavacë e mirë. Koncepti dukej qesharak në fillim, por Ruby ishte e kënaqur nga efekti i vjetër që lanë njollat ​​e bojës në qeskat e përdorura të çajit. Ajo e kuptoi menjëherë se do t’i përdorte në krijimet e saj.

Artistja thotë se ka qenë gjithmonë kreative, edhe në moshë të re. Por vetëm pak kohë më parë ajo pati kohë dhe mundësi për të shprehur idetë e saj. Frymëzimi mund t’i vijë nga ajo që ka në tavolinën e kuzhinës, në dollapin e saj të këpucëve, e deri te imazhet e gjetura kur shfleton në internet. Kur ajo udhëton, artistja inspirohet nga natyra, peizazhet intriguese dhe përvojat magjepsëse kulturore.

Ajo ka mbajtur seminare të shumta, duke u mësuar artistëve dhe jo-artistëve se si të pikturojnë dhe të krijojnë kolazhe në qese çaji të përdorura.

I gjithë procesi i krijimit është gjithashtu mjaft sfidues. Pas pirjes së çajit, qesja e çajit thahet me një letër tualeti. Pasi të thahet, zbrazet çaji dhe hekuroset (po, hekuroset!) përpara se të përdoret si kanavacë për art./21Media
Back to top button