Art me shkopinj dhëmbësh

 
Këto ndërtime mahitëse janë punë e artistit nga Virgjinia e SHBA-ve, Bob Morehead. Ky artist është autodidakt, ndërkaq me këtë art merret që 40 vite.
Artin e tij e bën të veçantë materiali nga i cili i krijon punimet, që janë shkopinjët e dhëmbëve.
Morehead deri më tani që dyzet vite ka krijuar punime të ndryshme me shkopinj dhëmbësh, e punimi i fundit është ai me ndërtesa, përfshirë këtu me pamje nga bregdeti Amalfi në Itali, që është pjesë e projektit të tij më të madh të quajtur Bob’s Toothpick City. Morehead këto krijime i punoi me 425 mijë shkopinj, ndërkaq realizimin e projektit e filloi në vitin 1983. Ai ka akoma punë në të.
Artisti Morehead në një deklaratë për media ka treguar se tani është duke punuar në një seksion tjetër, dhe beson se në ndërtimin e tij do t’i shfrytëzojë deri mbi gjysmë milioni shkopinj. Morhed shpreson se këtë projekt do ta përfundojë edhe dy vite.
Bob Morehead, në krijimin e punimeve me shkopinj dhëmbësh shfrytëzon vetëm ngjitësin dhe shkopinjët.
Krijimi i tij Bobs Toothpics City tani peshon 22 kg. Gjerësia e tij arrin dy metra e gjysmë, ndërkaq gjatësia 60 cm. Ky qytet përfshinë ndërtesa vërtetë unike.
Morehead për këtë krijim të veçantë artistik u inspirua nga arkitektura rreth bregdetit Amalfi në afërsi të Napolit në Itali, prej nga edhe e ka prejardhjen.
Artisti Morehead ka thënë se krijimi i veprave artistike për të është si oksigjeni. Ai ka thënë se pa të nuk jeton, e kështu që nuk jeton as pa krijuar vepra artitike me shkopinj. “Arti është pjesë e qenies time, e shpirtit tim”, ka përfunduar Morehead./21Media

Back to top button