Ka vdekur ish komandanti i KFOR-it në Kosovë

Ka vdekur ish komandanti i KFOR-it në Kosovë, Klaus Reinhardt.
Lajmin e ka bërë të ditur Donika Gërvalla-Schwarz, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Ajo ka thënë se gjenerali Reinhardt ka dhënë një kontribut vendimtar në kthimin gradual të Republikës së Kosovës në një jetë normale, civile dhe në rindërtimin e vendit pas një lufte të tmerrshme dhe përballjes me gjenocid.

Në vitin 2016, Hashim Thaçi si president i Kosovës ka dekoruar ish-komandantin e KFOR-it, Klaus Reinhardt, me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë./21Media

 

Back to top button