Arteta zbulon arsyen pse Xhaka e refuzoi shiritin e kapitenit
Mikel Arteta këmbëngul se vendimi i Granit Xhakës për të mos pranuar shiritin e kapitenit kundër Brentford ishte një keqkuptim.
Mesfushori zviceran, i cili është pjesë e “grupit drejtues” të Arsenalit, me sa duket refuzoi të mbante shiritin pasi kapiteni Alexandre Lacazette u hoq në pjesën e dytë pasi Topçinjtë siguruan një fitore 2-1 ndaj lojëtarëve të Thomas Frank në Emirates.
Eddie Nketiah u përpoq t’i jepte Xhakës shiritin teksa ai zëvendësoi francezin me pesë minuta para, por Xhaka duket se e hodhi poshtë kërkesën e tij.
Sulmuesi anglez përfundoi duke mbajtur shiritin në krah për një moment të shkurtër përpara se ta kalonte atë te Kieran Tierney.
Por, Arteta e ka minimizuar incidentin pasi ai shpjegoi se ishte menduar për Tierney, i cili ishte “i radhës” dhe mesazhi nuk i shkoi Nketiahut.
“Ishte për Keiran, ai ishte i radhës, për këtë arsye Xhaka e refuzoi shiritin e kapitenit. Ndoshta Eddie nuk e mori mesazhin dhe Graniti tha që t’ia jepte Keiran”, tha Arteta./21Media